close
Top LajmeVendi

MSH: MBI 85 MIJË QYTETARË TË INTERESUAR PËR T`U VAKSINUAR

C7567FC7-27D3-40A0-B56C-1E542D35740E

VIJON VAKSINIMI I PUNONJËSVE SHËNDETËSOR, DJE U INJEKTUAN 202 PREJ TYRE

 

Dje, me vaksinimin e 202 punonjësve shëndetësor filloi imunizimi në Maqedoninë e Veriut. Konform planit për vaksinimin e punonjësve shëndetësor, fillimisht injektohet personeli mjekësor që kanë punuar ose punojnë me covid-pacientë.

Nga java e ardhshme do të vaksinohen punonjësit shëndetësor nëpër spitalet e vendit si dhe spitalet private.

Zv.Ministri I Shëndetësisë, Ilir Hasani njoftoi se të Premten do të vaksinohet, por e komentoi edhe mungesën e autoriteteve të shëndetësisë gjatë nisjes së procesit të imunizimit në vend.

ILIR HASANI – ZV/MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vaksinimet e para dhe të hershme të autoriteteve shpeshherë janë kritikuar nga opinioni se ne po ua zëmë vendin punonjësve shëndetësor që punojnë me covid-pacientët dhe se ne jemi të privilegjuar dhe kjo ka qenë arsyeja që unë si autoritet zyrtar shëndetësor të mos vaksinohem I pari”

MSH-ja ka njoftuar se deri më tani, përmes ueb-faqes vaksinimi.mk, mbi 85.000 persona kanë aplikuar për t`u vaksinuar kundër COVID-19. Nga ky numër I përgjithshëm, 38.000 janë persona mbi 70 vjec.

Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta – thonë nga MSH-ja. Nga Serbia, të dielën arritën 4.680 doza nga gjithsejt 8.000 të kompanisë “Fajzer”. Gjatë javës së ardhshme, pritet të arrijnë edhe sasitë tjera nga Serbia.

Ministri I Jashtëm Bujar Osmani gjatë një takimi në Beograd, ka falënderuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiq për angazhimin e tij personal për vaksinat e dhuruara.

Deri në fund të Shkurtit, pritet ardhja e 200 mijë vaksinave nga Kina. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia