close
Vendi

MSH: NGA 28% NË 8% ULET VDEKSHMËRIA E FOSHNJEVE TË LINDURA PARA KOHE

beb

MSH-ja përmes një komunikate njofton se si pasojë e përmirësimit të kushteve dhe modernizimit të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, nga viti 2016 deri në vitin 2021, është arritur që t ulët vdekshmëria tek foshnjet e lindura para kohe nga 26% në vetëm 8% me tendencë që kjo përqindje edhe më tej të ulet.

Gjatë periudhës së kaluar, sic njofton MSH-ja, klinika ëhstë furnizuar me 15 inkubatorë modern si dhe aparate e pajisje tjera si mikroskopë, sisteme për demineralizim, maqina respiratore, protokomerë të lëvizshëm për oksigjen etj.

Në ditën e foshnjeve të lindura para kohe, MSH-ja bën thirrje se parandalimi, kontrollet me kohë dhe kujdesi për shëndetin personal të shtatzanave është celësi për shtatzani stabile dhe mbrojtjen e jetës së foshnjeve./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia