close
Top LajmeVendi

MSH: NJË FOSHNJE ME ANOMALI TË LINDUR NDËRRON JETË ME COVID-19

mkd-422771

ISHP-ja në raportin e sotëm dorëzuar MSH-së ka paraqitur një rast vdekjeje të një fëmije të moshës 6-mujore, që në regjistrin “Termini Im” është evidentuar se ka ndërruar jetë më 03 Janar 2022.

Sipas të dhënave të marra nga Klinika për Kirurgji për Fëmijë, bëhet fjalë për fëmijë me anomaly të lindur të kafkës. Foshnja është pranuar në klinikë për intervenim operativ. Pas marrjes së testit pozitiv me COVID-19 është vënë në izolim në respirator dhe është ordinuar me terapi adekuate.

Pas periudhës në vazhdimësi të situatës së rëndë të përgjithshme me insuficiencë respiratore dhe hepatale gjatë qëndrimit në Klinikë, më 03.01.2022 vjen tek përkeqësimi I situatës. Mjekët e Klinikës marrin të gjitha masat për mjekim intensive dhe reanimacion, por përkundër kësaj pacienti I vogël nuk mbijetoi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia