close
Top LajmeVendi

MSH: NUMËR REKORD INFEKTIMESH – 1.964

MZ005

13 VIKTIMA – GJASHTË NGA “TERMINI IM”

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 7.7.24 testime, kurse janë regjistruar 1.964 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 1.070, Manastir – 226, Prilep – 122, Kumanovë – 52, Ohër – 51, Vallandovë – 44, Radovish – 35, Veles – 32, Gjevgjeli – 31, Kavadar – 29, Tetovë dhe Koçanë nga 22, Gostivar dhe Krushevë nga 21, Strugë dhe Strumicë nga 20, Kërçovë dhe Kriva Pallankë nga 17, Resnjë dhe Bogdancë nga 13, Shtip, Negotinë dhe Dellçevë nga 12, Sveti Nikollë – 10, Kratovë – 9, Demir Hisar – 8, Berovë, Probishtip, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 4, Dibër, Vinicë dhe Makedonska Kamenicë nga 2, Demir Kapi – 1 rast.

MSH-ja njofton se për shkak të problemeve teknike të “Termini Im” nuk janë evidentuar personat e shëruar dhe sipas njoftimeve ata do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

2 nga Shkupi (82 dhe 87 vjec), 2 nga Prilepi (74 dhe 86 vjec) dhe nga një pacient nga Resnja (67), Struga (71) dhe Kriva Pallanka (39).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 6 viktima. 2 nga Gjevgjelia (66 dhe 78 vjec) dhe nga një nga Shkupi (71), Manastiri (78), Dellçeva (70) dhe Kavadari (76), që kanë ndërruar jetë nga 30 Dhjetori 2021 deri më 08 Janar 2022.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.672.767 testime kundër COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 236.241, numri I të shëruarve është 215.853, kurse I viktimave – 8.055. Numri I rasteve aktive është 12.333./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia