close
Top LajmeVendi

MSH: NUMËR REKORD TË SHËRUARISH – 534

116352564_2451281215178897_2212250425972049720_n

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1377 testime, kurse janë regjistruar 139 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 36, Gostivar – 16, Kërçovë – 15, Tetovë – 14, Kumanovë – 11, Shtip – 11, Strugë – 8, Vinicë – 6, Kavadar – 5, Veles – 4, nga 2 raste në Dibër, Manastir dhe Probishtip dhe nga 1 rast në Prilep, Strumicë, Krushevë, Koçanë, Makedonski Brod, Sveti Nikollë dhe Resnjë.

Sot ISHP-ja ka regjistruar numër record të pacientëve të shëruar. Gjithsejt 534. Pjesa më e madhe e të shëruarve shënohen në Shkup – 353, Kumanovë – 61, Shtip – 27, Tetovë e Dibër nga 17 dhe Gostivar – 14.

Kanë ndërruar jetë 6 persona, 5 pacientë nga Shkupi të moshës 34, 66, 67 dhe 86 vjec dhe një 76 vjecar nga Koçana. Pesë pacinetë kanë vdekur në kushte spitalore kurse një jashtë spitaleve.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 10.754, numri I të shëruarve është 6554, kurse I viktimave – 486. Për momentin shënohen 3714 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 102.317 testime.

Më shumë traste aktive shënohen në Shkup – 1488, kurse qytetet që shënojnë numra treshifrorë janë Shtipi me 425, Kumanova me 246, Tetova me 226, në Strugë – 195, Sveti Nikollë – 175, Dibër 108 dhe Kërcovë – 102.

Në Covid-spitalet e vendit janë të shtruar 387 pacientë prej të cilëve 49 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia