close
Vendi

MSH: PËR TRE MUAJ E GJYSMË 1.986 VIKTIMA – 79% TË PAVAKSINUAR

vakcinacija-vakcine-korona-kovid

69% E INFEKTIMEVE TË REJA, 377 NGA 468 TË SHTRUAR NË SPITALE – TË PAVAKSINUAR 

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në periudhën nga 06 Gushti deri më 25 Nëntor 2021 në territorin e vendit 58.276 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 31% apo 17.896 kanë qenë të vaksinuar.

Sipas statistikave për muajt e kaluar, 69% e infektimeve të reja nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse nga 468 pacientët që momentalisht trajtohen nëpër covid-qendrat e vendit, vetëm 91 prej tyre janë të vaksinuar.

Nga 06 Gushti deri më 25 Nëntor janë shënuar 1.986 viktima. Sipas statistikave për mujat e kaluar, 1.571 viktima apo 79% nuk kanë marrë vaksina.

Sipas MSH-së janë 415 pacientë që kanë ndërruar jetë edhe pse kanë marrë vaksina. Sipas analizave viktimat që kanë marrë doza të vaksinave kanë pasur sëmundje të kombinuara kronike./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia