close
Vendi

MSH: REKORD I RI – 594 RASTE TË REJA

1FBB8E0E-F0B6-41D4-BFA1-7A74BFA26046

NË TOTAL 23.201 RASTE, AKTIVE – 5266

 

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2617 testime kurse janë regjistruar 594 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 303, Strumicë – 34, Tetovë – 26, Kumanovë – 22, Prilep -19, Manastir – 18, Koçanë – 18, Kërcovë dhe Veles nga 17, Gjevgjeli dhe Shtip nga 13, nga 12 raste në Strugë dhe Gostivar, Ohër – 10, nga 7 raste në Kavadar, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Resnjë, Radovish – 6, Dibër dhe Dellcevë nga 5, nga 3 raste në Probishtip dhe Negotinë, nga 2 raste në Demir Hisar, Berovë, Vinicë dhe Sveti Nikollë dhe nga 1 rast në Kratovë dhe Pehçevë.

ISHP-ja ka regjistruar 162 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 3 persona. Bëhet fjalë për një 70 vjecar nga Kumanova, një 67 vjecar nga Prilepi dhe një 75 vjecar nga Bogdanci.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vend shkon në 23.201, numri I të shëruarve është 17.111, kurse I viktimave – 824. Për momentin shënohen 5266 raste aktive.

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 452 pacientë të shtruar, prej të cilëve 65 janë me oksigjeno-terapi kurse 3 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia