close
Vendi

MSH: S`KA URDHËR PËR NDALESËN E XHIRIMEVE NËPËR INSTITUCIONE SHËNDETËSORE

FCB9DA61-BB02-42AB-8958-4803CEC2A4BF

MSH-ja shpreh keqardhje për shkak të keqkuptimeve të shfaqura prej se dje për mediat u dërgua një njoftim ku sqaruam se as MSH-ja e as ndonjë institucion tjetër shëndetësor nuk kanë dhënë urdhër apo vendim për ndalesën e xhirimeve – thuhet në një komunikatë nga MSH-ja.

Shpresojmë se SHGM-ja dhe Sindikata janë duke e kuptuar presionin me të cilin punojnë personeli mjekësor dhe të gjitha shërbimet nëpër spitale, por MSH-ja gjithmonë është angazhuar dhe mbetet transparente në komunkimin me gazetarët dhe mediat.

MSH-ja për nesër u ka dërguar ftesë SHGM-së dhe Sindikatës së Gazetarëve për një takim që të dakordohen detaje rreth vështirësive me të cilat përballen në komunkim me disa Institucione të Shëndeteit Publik.

Në vazhdim të komunikatës së MSH-së në mënyrë integrale është dërguar njoftimi I djeshëm, ku sqarohet se askund nuk ka një urdhër apo vendim për ndalesën e xhirimeve dhe se gazetarët të papenguar mund të raportojnë në mënyrë profesionale, por gjatë kësaj conform ligjeve, duhet të respketojnë privatësinë e pacientëve të prekur me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia