close
55CAB8ED-FC74-4792-97C7-221D9D7A9D86

Konform raporteve javore të ISHP-së për muajin e kaluar, shënohet stabilizimi I epidemisë në vend. Thuajse të gjitha parametrat epidemiologjike, sipas së cilëve evaluohet situata me epideminë shënojnë trend të rënies respektivisht të rritjes së shifrave të të shëruarve.

Në Raportin e ISHP-së për periudhën nga 11 deri më 17 Janar 2021, përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 16% dhe krahasuar me mesin e muajit Dhjetor shënon rënie për 13.3%. Në Dhjetor ishte 29.3%.

Në Raportin e njëjtë për muajin Dhjetor numri I rasteve të reja me COVID-19 gjatë një jave ishte 4.585, kurse në Raportin e ISHP-së për javën e kaluar ky numër është 2.397, që shënon rënie për 48%. Për periudhën e njëjtë, numri I rasteve të vdekjeve në nivel javor thuajse është përgjysmuar, kurse dukshëm është rritur numri I të shëruarve.

Sipas statistikës së djeshme ditore, numri I rasteve aktive është 11.924, ku krahasuar me datën e njëjtë të Dhjetorit kur numri ishte 21.979, shënohet rënie e rasteve aktive për 46%.

Sic njoftojnë autoritetet e shëndetësisë, një nga indikatorët kyç është edhe numri I të shtruarve nëpër spitale në repartet infektive në Shkup dhe spitalet e vendit. Dje ishin hospitalizuar 598 pacientë, që është thuajse dyfish më pak se numri I të shtruarve në periudhën e njëjtë të Dhjetorit për 51%.

Pas rënies së dukshme të numrit të të shtruarve nëpër spitale, janë mbyllur kovid-qendrat në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe Klinikën për Sëmundje të veshit, hundës dhe fytit, kurse Klinikat I kthehen punës së rregullt. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia