close
Top LajmeVendi

MSH: TË INFEKTUARIT E RINJ ME PASQYRË TË LEHTË KLINIKE

Filipche-pres

Epidemia është nën kontroll dhe në ditët në vijim do të vendoset nëse për disa komuna do të ketë kthim të masave restriktive, të cilat për momentin nuk janë të nevojshme, shpreh bindjen ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Problemi më i madh me të cilin përballen për mometin autoritetet shëndetësore është refuzimi i qytetarëve  që të testohen dhe të bashkëpunojnë me epidemiologët. Vlerësimi i saktë për atë nëse dhe kur vendi do t’i hapë kufijtë varet nga numri i të infektuarve të rinj.

Dihen saktë kontaktet dhe klasterët e 70% e kontakteve të të infektuarve të rinj dhe klasterët në komuna të caktuara si Çairi, Gazi Baba, Saraji dhe Studeniçani. Bëhet fjalë për raste asimptomatike dhe epidemia është nën kontroll, informoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe shpreh bindjen se një pjesë e madhe e pacientëve janë me simptoma të lehta, ndërsa sistemi shëndetësor edhe me këtë vale do të përballet mirë.

“Në lidhje me kohën e masave do ti ndjekim shifrat gjatë ditëve që vinë dhe do të marrim vendime deri në fund të javës. Masat do të jenë karantina që do të vlejnë në lagje të caktuara si në Gazi Babë, Çair, Saraj, eventualisht në pjesë të Shtipit dhe gjithashtu orë policore në rajone të caktuara ose pjesë të qytetit”, tha Filipçe.

Deri në fund të javës do të ketë vendim kur vendi do t’i hapë kufijtë.

“Serbia i ka hapur kufijtë, Bullgaria gjithashtu, konsideroj se edhe ne gjatë ditëve të ardhshme duhet të diskutojmë në lidhje me këtë, ndërkohë do t’i ndjekim shifrat, mendoj se nuk duhet të shpejtojmë me vendim në rast se kemi numër të rritur të pacientëve të diagnostifikuar krahas kontrollit të klasterëve, megjithatë fqinjët do t’i shohin shifrat dhe nuk do të jetë korrekte ndaj tyre” , tha Filipçe.

Për komunën e Shtipit është marrë vendim për mbylljen e 5 fabrikave të tekstilit, pasiqë sot janë regjistruar 27 raste të reja në këtë komunë.

Filipçe theksoi se një nga problemet kryesore me të cilin përballen punëtorët shëndetësorë dhe epidemiologët  është refuzimi i qytetarëve që të anketohen, sipas tij ekziston një mosbesim në përgjithësi për çka janë angazhuar në mënyrë plotësuese pjesëtarët e MPB-së në rastet kur qytetarët nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia