close
Top LajmeVendi

MSH: TETË RASTE TË REJA, NËNTË TË SHËRUAR DHE ASNJË VIKTIMË

200708944_4288209761236180_8040380618909290889_n

NUMRI I RASTEVE AKTIVE – 437


Autoritetet e shëndetësisë raportojnë për tetë raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë dhe nëntë pacientë të shëruar. Ky bilanc vjen pas 3.068 testimeve të kryera brenda 24 orëve të fundit.

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.068 testime kurse janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19.

Në Shkup 3 dhe Kumanovë , Tetovë ,Veles, Gotivar, Sveti Nikollë dhe Resnje nga 1 rast.

Regjistrohen nëntë pacientë të shëruar.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 155.536, numri I të shëruarve është 149.628 kurse I viktimave shkon në 5.471. Për momentin shënohen 437 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 834.099 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia