close
Vendi

MSH: THIRRJE QYTETARËVE TI RESPEKTOJNË MASAT

ministerstvo-za-zdravstvo

‘MBANI MASKËN, DISTANCËN DHE HIGJIENËN E DUARVE’


Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duarve janë thelbësore për mbrojtje nga coronavirusi ky është apeli që Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët.

Pas rekordeve të reja  të personave të infektuar me Covid 19, Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje ndaj coronavirusit.

Në komunikatën për media thuhet se mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, larja e duarve, ruajtja e higjienës janë të vetmet masa që mund të ndalojnë përhapjen e virusit, siç thonë nga ky institucion, ata janë thelbësorë në luftën kundër Covid-19.

 “Kudo në botë, në Evropë dhe në vendin tonë, numri i të sapo infektuarve me Covid-19 po rritet. Rreziku i vjeshtës është një alarm serioz që masat universale për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik duhet të respektohen vazhdimisht dhe plotësisht, veçanërisht për shkak se kushtet e motit po ndryshojnë dhe qytetarët fillojnë të funksionojnë më shumë në ambiente të mbyllura”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme njoftoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare. Ai pret që ndryshimet në Ligj të bëhen me procedurë të shkurtuar, për të miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia