close
50DB98DF-9C86-45FA-AF21-8E8FAE6BF993

KONTROLLET E SHPESHTA RRISIN DISIPLINËN NËPËR COVID-QENDRAT


Autoritetet e Shëndetësisë në vend njoftojnë duke ju referuar analizës së fundit epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik, për 40 % është ulur incidenca e shpërndarjes së virusit tek popullata në nivel të vendit, në krahasim me dy javët e fundit të muajit gusht. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në pajtim me këto të dhëna, Komisioni për Sëmundje infektive ka vlerësuar se nuk ka nevojë të ndryshohet modeli I mësimit I cili tashmë zhvillohet me prezencë fizike.

Ndërkaq, një inspektim i jashtëzakonshëm në 18 spitalet modulare të vendit, ka konstatuar se nuk janë vërrejtur mangësi gjatë funksionimit të tyre. Inspektimi nga ana e Inspektorëve Shëndetësor dhe Sanitar erdhi pas rastit tragjik në Tetovë ku humbën jetën 14 pacientë.

Autoritetet e këtij Inspektorati thanë për “Utrinski Brifing” se inspektimet kanë ndikuar për hsumë dispilinë në spitalet modulare.

IRINA BUHOVA – INSPEKTORATI SHËNDETËSOR

“Ne jemi vazhdimisht në terren. Ne nuk kemi gjetur askënd që të qëndrojë në spital pa leje. Pas 8 shtatorit, kur ndodhi aksidenti me zjarrin në Tetovë, disiplina është shumë më e madhe dhe atmosfera në të gjitha spitalet ka ndryshuar pas këtij aksidenti. Departamentet për Kovid i kanë rreptësisht të ndaluar vizitat”

Krahas uljes së infektimeve ditore, autoritetet thonë se vijon imunizimi I popullatës. Deri dje janë vaksinuar 774,422 qytetarë, janë aplikuar 1,465,229 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 690,806 qytetarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia