close
Top LajmeVendi

MSH: ULET PËR 73% NUMRI I TË PREKURVE NGA GRIPI SEZONAL

A9040D54-46D1-4522-84FA-6DB1497B684F

MSH-ja njofton se në sezonin 2020-2021 numri I përgjithshëm I të prekurve nga gripi sezonal është 433, që është për 73.2% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 86.3% më pak krahasuar me kurbën tipike sezonale.

Numri më I madh I të prekurve janë të grupmoshës nga 15 deri 64 vjec – 190 raste, kurse incidenca më e lartë regjistrohet tek fëmijët e moshës nga 0 deri 4 vjec.

Në javën e dytë të vitit 2021, janë regjistruar 36 raste të të sëmurve nga gripi, që është për 18 raste më shumë se sa në javën e njëjtë të vitit 2020.

Në vendin tonë, deri në javën e dytë të këtij viti, kundër gripit sezonal janë vaksinuar 48.406 persona. Prej tyre, 37.870 janë vaksinuar me vaksinën pa pagesë, derisa 10.536 janë vaksinuar me vaksina komerciale.

Masat anti-covid kanë kontribuar në uljen e numrit të të sëmurve nga gripi sezonal. Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase – thonë nga MSH-ja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia