close
Vendi

MSH: VENDI YNË ME TERAPI BASHKËKOHORE PËR MJEKIMIN E PACIENTËVE ME COVID-19

8E99000C-7ABD-4431-91A3-3E9AF9B483A3

MSH-ja njofton se sot ka arritur metoda më bashkëkohore e terapisë për pacientët e sëmurë me COVID-19, “koktel terapia” monoklonale me antitrupa nga ilaçet “CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB”, të miratuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (ЕМА).

MSH-ja, sic thuhet në komunikatë, pas negociatave të shumta ka arritur të kycet në Marrëveshjen e Përbashkët Kornizë ku të drejtë eksklzuive kanë vendet anëtare të BE-së, për qasje me prioritet të kësaj terapie.

Marrëveshjen Kornizë me prodhuesin „Hoffman-La Roche, Ltd (Roche)“ – Zvicër,sic njofton KlanM, e kanë arritur 19 vende anëtare të BE-së, vendi ynë dhe Norvegjia. Në kuadër të projektit për përballje urgjente me krizën e shkaktuar nga COVID-19, të realizuar nga ana e Bankës Botërore, janë siguruar mjete për këtë furnizim.

Zbatimi I metodës së mjekimit të pacientëve tanë, sipas MSH-së, me këtë terapi bëhemi vendi I parë I Ballkanit Perëndimor ku qytetarët kanë qasje në këtë ilaç. Terapia, sic përcjell KlanM, furnizohet për nevojat e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe do të aplikohet tek pacientët që nuk janë të hospitalizuar e që mjekohen nga COVID-19. Me këtë pritet të ulet nevoja për shtrimin e pacientëve nëpër spitale.

“CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB” (paraprakisht I njohur si REGN-COV2 ose REGEN-COV2) është një koktej nga dy antitrupa monoklonale dhe janë të dizjanuar për të bllokojnë në mënyrë të vecantë infektimin nga virusi „SARS-CoV-2“ që shkakton sëmundjen me COVID-19.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia