close
Top LajmeVendi

MSH: VJEN “MOLNUPIRAVIR” – ILAÇI I VETËM KUNDËR COVID-19

MOL

MSH-ja njofton opinionin se do të furnizohet me ilaçin “Molnopiravir”, siç thuhet, ilaçin e vetëm kundër COVID-19.

Ministria, në mënyrë proaktive ka vënë kontaktet me prodhuesin, Kompaninë MSD dhe shumë shpejt do të fillojnë negociatat për furnizimin.

Ilaçi “Molnopiravir” është në formë të tabletës dhe mund ta marrin të gjithë pacientët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ilaçi jepet pesë ditë nga diagnostifikimi i virusit, kurse hulumtimet e deritanishme klinike tregojnë se me këtë ilaç hospitalizimi është ulur për 50%.

MSH-ja thekson se ilaçi dhe vaksina anti-covdi nuk mund të karahasohen. Vaksinat parandalojnë forma të rënda të sëmundjes, komplikime gjatë hospitalizimit ose vdekjet. Mutacioni I Virusit COVID-19 është I shpejtë dhe efikasitet më të lartë kanë vaksinat, kurse qëllimi është arritja e imunitetit kolektiv, për t`u mbrojtur nga llojet e reja të SarsCoV2./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia