close
Top LajmeVendi

MTL: AUTOBUSI I DJEGUR ME LICENSËN E NJË AUTOMJETI TJETËR

MTL

“JANË BËRË KEQPËRDORIME TË LICENSAVE”

 

“Besa Transi” nuk e ka paraqitur autobusin e djegur në sistemin elektronik dhe me këtë nuk ka pasur licensë por ka shfrytëzuar licensën për një autobus tjetër pronë e kompanisë. Ky është sqarimi I Ministrisë për Transport dhe Lidhje duke shtuar se kompania ka bërë keqpërdorime të licensave dhe sic thanë, për këtë shkak I është marrë leja e punës.

MTL

“Që të sqarojmë, numri 007017 është numri i licensës së ransportuesit “Besa Trans” për kryerje të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Numri 22679, për të cilin spekulojnë media të caktuara, që është shfrytëzuar nga autobusi I djegur gjatë daljes nga vendi, është numri i certifikatës së licensës së një automjeti tjetër, me tabela tjera të regjistrimit, gjithashtu pronë e “Besa Transit”. Kjo nënkupton se transportuese ka bërë keqpërdorime të licensës”

Mirëpo, sic thonë nga kjo Ministri, se si transportuesi ka bërë hyrje-daljet nga vendi, nuk është në kompetenca të Ministrisë për Transport dhe Lidhje duke shtuar se këto cështje duhet t`i zbardhin organet hetuese ndërkombëtare dhe të vendit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia