close
Top LajmeVendi

MTL: FIRMËS “BESA TRANS” I MERRET LICENSA E PUNËS

MTL

Pas të dhënave që zyrtarisht u dorëzuan nga MPB-ja, lidhur me automjetin e djegur me tabela te regjistrimit SK – 0284 – BA pronë e firmës “Besa Trans”, që mori pjesë në aksidentin e trafikut me pasoja tragjike në Bullgari, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka konstatuar se për automjetin e lartëpërmendur nuk ka certifikatë për licensë për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve e as për lloj tjetër të transportit public të udhëtarëve – thuhet në një njoftim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Automjeti I njëjtë nuk është I evidentuar në evidencën elektronike të licensave të dhëna dhe certifikata të licensave për kryerje të transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve që udhëhiqet nga MTL-ja.

“Gjatë kësaj potencojmë se MTL-ja, ka të regjistruar katër automjete të licensuar nga firma “Besa Trans” kurse automjeti pjesëmarrës në aksidentin tragjik nuk është në mesin e tyre” – thonë nga MTL-ja.

Konform Nenit 12 të Ligjit për Transport në trafikun rrugor, kurse për shkak të mangësive që janë konstatuar nga ana e MTL-së dhe me qëllim që të parandalohen veprime tjera të mëtejshme nga firma që mund të shkaktojë pasoja negative, firmës “Besa Trans” I merret licensa e punës, respektivisht I ndalohet veprimtaria e punës.

Firma detyrohet që menjëherë t`i deponojë në MTL, licensat për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat e licensave për kryerjen e transportit të lirë të udhëtarëve – thonë nga MTL-ja.

Në mënyrë plotësuese, Qeveria e RMV-së, në seancën e fundit ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror për Transport që të kryejë mbikqyrje inspektuese të kompanisë “Besa Trans”.

MTL-ja është në koordinim të plotë me institucionet tjera shtetërore dhe është në dispozicion me gjithë bazën e të dhënave – thuhet në komunikatë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia