close
Vendi

Muhamed Zekiri kërkesë për dalje nga paraburgimi përmes avokatëve

Screenshot_1МУКИ-1

Mbrojtja e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është ende në pritje të vendimit nëse këshilli prej tre gjykatësve do t’i japë atij masë më të butë, duke e liruar nga paraburgimi.

Avokati Aleksandar Trajkovski është përgjigjur se vendimi duhet të merret në përputhje me Ligjin për procedurë penale, i cili parasheh që gjykatësit të vendosin në afat prej tri ditësh pas ankesës.

Zeqiri ndodhet në paraburgim në burgun e Shuto Orizarës që nga mbrëmja e së premtes, kur gjyqtari i procedurës paraprake pranoi kërkesën e prokurores Katerina Kolarevic, e cila vlerëson se janë plotësuar tri arsye për caktimin e paraburgimit – mundësia e arratisjes, ndikimi mbi dëshmitarët dhe asgjësimi i provave.

Prokuroria për krim të organizuar akuzon ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë dhe dy persona të tjerë nga Republika e Kroacisë për një kontratë shërbimi konsulence, e cila është hartuar privatisht dhe për të cilën janë derdhur nga buxheti i shtetit gati 940 mijë euro. Shërbimet konsulente, të cilat është dashur të kushtojnë 145 mijë euro më pak, kanë të bëjnë me privatizimin e postave të Maqedonisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia