close
wefqwefewf

Është refuzuar ankesa për paraburgimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Këshilli penal i gjykatës pas seancës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe ai do të  qëndron në burgun e Shutkës

Këshilli penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e Muhamed Zekiri që t’i shfuqizohet paraburgimi.

Në bazë të këtij vendimi, konfirmohet se Zekiri do të mbetet në paraburgim për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Zekiri dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë./KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia