close
Vendi

“MUNDEMI” NGA GJEVGJELIA: PËRPARA, NË MËNYRË DEMOKRATIKE

zoran-zaev-e-vmro-696×462

E di se ndoshta nuk i kemi plotësuar të gjitha pritshmëritë e qytetarëve, por kemi bërë hapa të mëdhenj si të gjitha vendet tjera, ecim përpara në mënyrë demokratike, theksoi lideri i Lidhjes social-demokrate Zoran Zadev në takimin e mbrëmshëm me qytetarë në Gjevgjeli dhe në Haraçinë.

Ecim përpara, në mënyrë demokratike dhe lirisht, premtojmë ndihmë më të madhe sociale, paga dhe pensione më të larta, por edhe realizim praktik të drejtësisë të cilën ua kemi premtuar, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takim me qytetarë në Gjevgjeli.

“Sot në telefon përmes internetit mund ta shihni ku harxhohet çdo denar i parave të buxhetit, kemi buxhet të hapur plotësisht për gjithçka, sot populli është i lirë, ka demokraci në vendin tonë dhe e di se ndoshta nuk i kemi plotësuar të gjitha pritshmëritë, shteti i së drejtës nuk është kthyer ashtu siç keni pritur, por Kuvendi i ka miratuar ligjet” ,tha Zaev.

Në Haraçinë bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore Oliver Spasovski theksoi se Haraçina për 4 vite do të jetë hapësirë e vërtetë urbane, me çerdhen e parë të fëmijëve si dhe kënd lojërash multifunksional. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia