close
Top LajmeVendi

MUNGESË PASAPORTASH, PËRPARËSI PRIORITETET

Çulev: Ka 16.500 aplikacione, ndërsa vetëm 3600 formularë për pasaporta


Rreth 12 mijë qytetarë që kanë aplikuar për pasaporta të rinj, duhet të presin edhe jashtë afatit, për shkak të mungesës së formularëve. Ministri teknik për Punë të Brendshme karkoi ndihmë nga Qeveria, duke akuzuar paraardhësin e tij për shkak të këtij problemi. Ministri Çulev ka theksuar se ekipi I tij në MPB tashmë ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Publike për Krim të organizuar rreth shkeljes së procedurave për furnizimin me 3000 palë këpucë për policinë.

A janë të rehatshme dhe sa do të zgjasin çizmet e zyrtarëve policorë është çështje me të cilën me shumë gjasë do të merret Prokuroria Publike për krim të organizuar, pasiqë stafi i ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev ka denoncuar shkelje të procedurave gjatë furnizimit publik. Kompania furnizuese, siç njoftoi Çulev, policisë i ka shitur çizme me cilësi të dobët – në bazë të katër kritereve, që është vërtetuar si nga laboratoria për kontroll në vend ashtu edhe ajo jashtë vendit dhe shumë më vonë nga afati i marrëveshjes, pa paguar dënime.

“Konferenca e sotme për shtyp jep informacione në lidhje me çështjen pse zyrtarët policorë mbajnë çizme jocilësore, ndërsa thekson edhe keqpërdorimet kur Oliver Spasovski dhe njerëzit e caktuar në pozita nga ana e tij, sipas udhëzimeve të tij, i kanë bërë në MPB.” –vlerëson Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Një periudhë më të gjatë sindikatat policore akuzojnë për punë në kushte të këqia dhe pajisje të vjetëruar, për përdorimin siç thonin të “pantollonave çeke, çizmeve të vjetëruara sllovake, bluzave polake”. Stafi i Spasovskit në këto akuza vitin e kaluar u përgjigj.

“Në mënyrë intenzive investohet në përmirësimin e kushteve dhe standardeve për punë, duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet objektive dhe mundësitë në dispozicion. Edhe në të ardhmen do të promovojmë kushte më të mira për punë të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjithë shtetin.” – thonë nga MPB-ja.

Çulev sot sërish alarmoi për mungesë edhe të më madhe të formularëve për dokumenetet e udhëtimit, për çka gjithashtu e akuzoi Spasovskin. Për momentin në MPB ka 16.500 aplikacione, ndërsa vetëm 3600-3700 formularë, për të cilën arsye është ndërprerë sistemi për kërkesa të reja, përveç kur bëhet fjalë për nevoja mjekësore.

“Kemi ardhur në përfundim se sistemi për kërkesa për dhënien e dokumenteve të udhëtimit për një periudhë duhet të jetë jashtë funksionit, përkatësisht të ndalohet aplikimi për pasaporta me procedurë të shpejtë dhe të rregullt. Gjatë ditës së sotme sërish do të bëjmë përpjekje për tejkalimin e këtij problemi.” –shprehet Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Afati për furnizimin e ardhshëm me formularë për pasaporta është 24 marsi, ndërsa kompania gjermane që i përpunon ato, ku kanë ndërhyrë edhe Çulev edhe Spasovski, ka premtuar se do të jetë në gjendje të shtypë formularë të rinj, të paktën dy javë më herët. /Biljana Georgievska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia