close
Top LajmeVendi

MVL-ja: Është informuar për gjendjen e këshillit komunal në Tetovë (VIDEO)

sdwSVWse

KASAMI: KËSHILLTARËT E SHUMICËS KANË BËRË KALKULIME

Këshilli i Komunës së Tetovës ka mundësi të shpërbëhet dhe do të ketë zgjedhje të reja për këshillin komunal, pas situatës së krijuar me mosmiratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin e kaluar nga ana e këshillit. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami fajin për këtë ia hedh këshilltarëve, ndërsa sot deklaroi se për këtë ka informuar edhe ministritë e Vetëqeverisjes Lokale dhe të Financave, të cilat duhet të veprojnë sipas ligjit për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Tani në bazë të ligjit Ministria e Pushtetit në afat prej shtatë ditësh është e obliguar të informojë Qeverinë dhe Qeveria në afat prej një muaj është e obliguar të bjerë vendim për shpërbërje të këshillit dhe pastaj Kuvendi, kryetar i Kuvendit sjell vendim për shpallje të zgjedhjeve të reja”.

Kasami tha se, që nga konstituimi shumica e këshillit komunal ka qenë e brishtë dhe në shumicën e rasteve kërkohej llogari të pakuptimta. Sipas tij, në vazhdimësi kanë tentuar t’i tejkalojnë këto situata, megjithatë situata me llogarinë përfundimtare ishte e patejkalueshme.

BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Këshilltarët e shumicës, disa nga ata këshilltarë kanë bërë kalkulime të cilat ne i pamë edhe në opinion për të shantazhuar dhe kërcënuar shumicën se, nëse nuk pranohen këshillat, konsultat apo kërkesat pa diskutim ata mund ta qojnë në krizë komunën, në këtë rast edhe në këshillin e zgjedhjeve. Rezultati është ky që është”.

Llogaria përfundimtare e buxhetit të komunës për vitin 2021, sipas ligjit, duhet të miratohej deri më 31 mars, megjithatë diskutimi për këtë u fut në rend dite pas këtij afati, përkatësisht më 7 prill. Këshilli nuk e miratoi këtë pikë, pasi këshilltarët kërkuan sqarime shtesë për të. Kjo pikë nuk u miratua as në tentimin e dytë, në seancën e 27 prillit, pasi seanca dështoi sepse nuk kishte shumicë për miratimin e rendit të ditës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia