close
Bota

MYNIH: ÇFARË NDHODHI MBRËMË?

imazh

Të premten në mbrëmje, policia foli për gjendje terrori. 2.300 forca policore u përfshinë në aksion. Mynihu ndodhej në gjendje të jashtëzakonshme. Autobusët dhe metrotë ndaluan qarkullimin. Stacioni kryesor i trenit në Mynih u evakua. Njerëzve u këshillohej përmes sistemit të paralajmërimit të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin në rrugë. Për orë të tëra nuk dihej se sa atentatorë janë dhe ku ndodheshin ata? Policia dha vetëm gjatë natës sinjalin e kalimit të rrezikut: Sipas informacioneve të saj, atentatori 18-vjeçar gjermano-iranian ka vepruar i vetëm dhe në fund ka vrarë veten.

Të shtunën herët presidenti i policisë së Mynihut, Hubertus Andrä doli para shtypit. Hetuesit gjermanë janë të bindur: 18 vjeçari është ai që qëllon i pari në një restorant në orët e para të mbrëmjes, pastaj ai përdor një pistoletë në një qendër tregtare dhe kërkon të largohet. Policë në civilë kërkojnë ta arrestojnë dhe qëllojnë, e paqartë është ende, nëse atentatori u godit në këto momente. Kufoma e tij u gjend një kilometër larg qendrës tregtare në një rrugë anësore. Aty u sigurua edhe pistoleta e autorit të krimit.

Policia shprehet se nuk ka atentatorë të tjerë. Gjatë së premtes në orët e mbrëmjes u kërkuan tre autorë me automatikë. Ende e paqartë është motivi i krimit. Ishte një akt terrorist apo gjendje amoku? Presidenti i policisë së Mynihut thotë se “momentalisht ne bëjmë fjalë për goditje me armë.”

Edhe në orët e para të së shtunës nuk ka të dhëna për një sfond islamist. Aktualisht dihet se gjermano-iraniani ka jetuar në Mynih për disa vite dhe nuk ka qenë person i njohur për policinë. Policia konfirmon se në një video që qarkullon në internet, duket se atentatori në tarracën e një godine parkimi. Policia bën thirrje që nëse qytetarët e Mynihut zotërojnë video të tjera t’ia ofrojnë ato policisë. Pas goditjes me armë të premten në mbrëmje në qendrën Olimpia u përhap paniku. Qëllimi kryesor i policisë ka qenë siguria e banorëve, prandaj policia bëri fjalë për “gjendje akute terrori”- tha  sot kreu i policisë gjermane. /Tv Art/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia