close
Bota

Nafta për një javë bie për 7 dollarë

thumbs_b_c_5e0eaa324a6e9681f7202982a6be66a3

Çmimet e naftës shënuan rënie javore prej 7 dollarësh për fuçi gjatë javës që përfundon më 8 prill për shkak të lehtësimit të shqetësimeve të furnizimit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila paralajmëroi nxjerrjen e fuçive shtesë nga rezervat emergjente të naftës në përgjigje të krizës së furnizimit global.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u mbyll me 107,53 dollarë për fuçi të hënën, kurse standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 103,28 dollarë për fuçi në fillim të javës.

Perspektiva e sanksioneve të reja ndaj Rusisë shkaktoi ngritjen e çmimeve të martën. Sanksionet, të cilat mund të përfshijnë ndalimin e eksportit të energjisë ruse, ushtrojnë presion për rritjen çmimeve, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian (BE) tashmë kanë shprehur mosgatishmërinë e tyre për të importuar burime të hidrokarbureve ruse.

Brent arriti në 109,90 dollarë, kurse WTI u rrit në 105,59 dollarë gjatë ditës.

Të mërkurën, çmimet ranë pasi IEA njoftoi se “vazhdon me nxjerrjen kolektive nga rezervat emergjente të naftës prej 120 milion fuçi, duke përfshirë 60 milion fuçi nga SHBA si pjesë e lëshimit të saj të përgjithshëm nga Rezerva Strategjike të Naftës”.

Brent të mërkurën mbylli tregtimit me 101,07 dollarë, ndërsa WTI u mbyll me 96,23 dollarë.

Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten pasi Administrata e Informacionit të Energjisë raportoi një rritje të inventarit komercial të naftës së papërpunuar në SHBA.

Rezervat e naftës në SHBA u rritën me 2.4 milionë fuçi në 412.4 milionë fuçi, gjatë javës që përfundoi më 1 prill, kundrejt pritshmërisë për një rënie prej 1.6 milionë fuçi.

Nafta e papërpunuar Brent u tregtua me 100,56 dollarë për fuçi sot në mëngjes, duke shënuar një rënie prej 7 dollarësh nga mbyllja e së hënës prej 107,53 dollarësh.

WTI tregtohej me 96,36 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, duke shfaqur gjithashtu një rënie prej 7 dollarësh nga mbyllja e të hënës me 103,28 dollarë.

Rënia e çmimeve erdhi pasi Japonia njoftoi planin e saj për të nxjerrë të paktën 15 milionë fuçi nga rezervat e saj shtetërore, së bashku me Korenë e cila tha se do të nxjerrte 7.23 milionë fuçi.

Rreth 240 milionë fuçi nga rezervat emergjente të naftës, ekuivalente me mbi 1 milion fuçi në ditë, do të qarkullojnë në tregun global gjatë një periudhe gjashtëmujore./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia