close
Bota

NAGORNO-KARABAK: HYN NË FUQI ARMËPUSHIMI AZERBEJXHAN – ARMENI

0EF13B63-4A54-48B5-8D65-E798157D2BCB

Në orën 12.00 sipas kohës lokale, kurse ora 10.00 sipas kohës në Evropën Qendrore, ka hyrë në fuqi armëpushimi në Nagorno Karabak, konform marrëveshjes së arritur në takimin e djeshëm në Moskë.

Gjatë natës janë zhvilluar beteja intensive në linjën e ndarjes në zonën e konfliktit në Nagorno-Karabak, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, njësive të armatës në këtë rajon u është dhënë urdhër armëpushimi.

Nga ana tjetër, Bakuja ka njoftuar se ushtria armene ka granatuar fshatin Gadrut, që kategorikisht ishte përgënjeshtruar nga Jerevani.

Ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbejxhanit dhe Rusisë u takuan më 9 Tetor në Moskë për të biseduar për situatën në Nagorno – Karabak. Këto negociata që zgjatën më shumë se 9 orë, ishin më të gjatë në 20 vitet e fundit.

Ministrat e Jashtëm të Azerbejxhanit dhe Armenisë, miratuan një deklaratë të përbashkët ku u dakorduar që t`i ndërpresin veprimet luftarake nga ora 10.00. Bakuja dhe Jerevani gjithashtu janë dakorduar të fillojnë këmbimin e të burgosurve dhe trupat e të vrarëve pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, me ndërmjetësimin dhe konform kritereve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia