close
Bota

NAMIBIA, DREJT TË QENURIT SUPERFUQI E HIDROGJENIT

namibi-1

Luderitza, një qytet në jug të Namibisë, vendi ku shkretëtira e ashpër prek oqeanin blu, synon të shndërrohet në një superfuqi hidrogjeni. Prej vitesh ky vend ka përfituar nga diamantet dhe peshkimi, por tani po përballet me sfidat e papunësisë dhe infrastrukturës së vjetër.

Ndaj, një projekt për hidrogjen të gjelbër është vendosur të jetë “revolucioni i tretë” dhe të ulë shkallën e papunësisë, e cila aktualisht është në nivelin 55%. Projekti do të prodhojë 300.000 ton hidrogjen të gjelbër në vit.

Në fjalë të tjera, energjia e përtëritshme nga dielli dhe era do të përdoren për të ndarë molekulat e hidrogjenit nga uji i kripur. Këto molekula hidrogjeni në formën e tyre të pastër apo në derivatin e amoniakut të gjelbër shndërrohen në produkte të ndryshme, përfshirë edhe lëndë djegëse të padëmshme.

Kompania që ka marrë përsipër këtë, “Hyphen Hydrogen Energy” do të nisë me prodhimin në vitin 2026 dhe ka të drejtë ta shfrytëzojë projektin për 40 vjet. Katër vitet e ndërtimit do të hapin 15.000 vende të reja pune, 3000 të tjera gjatë operimit të plotë dhe në 90% të tyre do të punësohen vendasit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia