close
Sport

NANTES-LORIK CANA KA KONTRATË DERI MË 2017-ën

CANA

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili theksoi se shkaku i problemve fizike dhe moshës, mori parasysh edhe tërheqjen nga futbolli, mirëpo, duket se gjithçka ka ndryshuar rrjedhë. Rekordmeni i ndeshjeve të luajtura me Shqipërinë duhet të paraqitet në stërvitje te FC Nantes, duke ndërprerë pushimet, që po i shijon në disa vende, që mbas eliminimit të kuqezinjve nga Kampionati Europian.

Mediat franceze, shkruajnë “Merkato, Lorik Cana do të kthehet dhe nuk do të lihet i lirë. Mbrojtësi shqiptar vetë kishte treguar më parë dëshirën për ta lënë këtë skuadër, por, ka disa paqartësisë rreth gjendjes kontraktuale të 32-vjeçarit. Siç ka konfirmuar një burim i brendshëm i FC Nantes, Cana është në të vërtetë nën kontratë deri në qershor 2017.

Kjo do të thotë se FC Nantes do të pretendojë të përfitojë një tarifë financiare nga transferimi i Canës, qoftë ajo edhe simbolike.” /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia