close
Sport

NAOMI OSAKA 22 VJEÇARJA SPORTISTE MË E PAGUAR NË BOTË

Naomi Osaka tenis

Tenistja  japoneze Naomi Osaka  ngjitet në pozitën e parë si sportistja më e paguar në botë, të cilën pozitë e ka mbajtur tenistja amerikane  Serena Vilijams. “FORBS” ka publikuar se fituesja e Ju –Es Open 2018 dhe  Australian Open 2019  ka fituar 37.4 milionë dollarë nga turnet e vitit të kaluar.

Këto janë të ardhura  rekorde për një sportiste, ndërsa rekordin  deri më tani e ka mbajtur ish tenistja ruse Marija Sharapova, e cila kishte fituar 29.7 milion dollarë. Menjëherë pas Osakës e dyta është Vilijams  e cila ka fituar 1.4 milionë dollarë më pak se  japonezja  e cila ka  pasur  sponsor  të mëdhenj pas sukseseve  të shkëlqyera në fund të vitit 2018  dhe në fillim të vitit 2019./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia