close
Sport

Napoli blindon Amir Rrahmanin

amir

Skuadra italiane i ofron kontratë 5-vjeçare me dyfishim page

Amir Rrahmani do jetë pjesë e Napolit edhe për 5 sezonet e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij për mediat kosovare, duke pranuar në këtë mënyrë besimin e skuadrës italiane te cilësitë e 28-vjeçarit.

Ish-mbrojtësi i Partizanit në Superligën shqiptare ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Napolin këtë sezon, ku ka qenë një titullar fiks me trajnerin Luciano Spaletti. Sigurisht që për mbrojtësin dardan do të ketë dhe një rritje rroge që përflitet se mund të jetë dyfishi i asaj që merr aktualisht.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon më 30 Qershor 2024, por klubi napoletan dëshiron që ta zgjasë bashkëpunimin me të si shpërblim për paraqitjet mbresëlënëse këtë sezon me të kaltërit. Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Rrahmani është aktivizuar gjithsej në total në 31 sfida ku ka shënuar 4 gola.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia