close
Bota

NASA: VIDEO-XHIRIME NGA ATERIMI NË PLANETIN MARS

9C8BF286-B2E3-4946-8754-0F2D962FFDC5

PUBLIKOHEN XHIRIME NGA PLANETI I KUQ


Agjencia amerikane për hulumtimin e hapësirës – NASA, mbrëmë ka publikuar një video-xhirim të jashtëzakonshëm nga aterimi I roverit të robotizuar në Planetin Mars, të parin e këtij lloji, prej se të Enjten filloi misioni në planetin e kuq.

NASA ka publikuar videon e parë të aterimit të robotit në Mars, pas një rrugëtimi prej 480 milionë kilometrash që zgjati shtatë muaj.

Fluturakja hapësinore, që hyri në atmosferën e Marsit me shpejtësi më të madhe se 19 mijë kilometra në orë, duhej të bënte një sërë manovrash komplekse për ta vendosur roverin në gjashtë rrotat e tij.

Fluturakja e ashtuquajtur “Këmbëngulja” të enjten hyri në atmosferën e Marsit, kurse më pas ateroi në kraterin “Liqeni” pas cka filloi gjurmimet për dëshmi të jetës në këtë planet.

Bëhet fjalë për një fluturake më të sofistikuar që ndonjëherë është dërguar në ndonjë planet tjetër.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia