close
Bota

NATO I TËRHEQ VËREJTJEN RUSISË PËR SHKELJEN E HAPËSIRËS AJRORE TURKE

Nato

NATO ka hedhur dyshime të forta mbi pretendimet e Rusisë për shkeljet ajrore të hapësirës turke.

Aleatët e NATO-s i shprehin solidaritet të fortë Turqisë. “Dënojmë shkeljet ruse të hapësirës ajrore. I bëj thirrje Rusisë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Aleancën”, u shpreh Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

NATO-ja nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën, e cila megjithatë ka hedhur poshtë komentet e organizatës si “propagandë perëndimore”.

Stoltenberg citoi gjithashtu edhe raportet ushtarake ruse që po ndërtohen në rajon, duke përfshirë trupa tokësore dhe anijet në Mesdheun lindor.Dhe e gjithë kjo sjell rritjen e rrezikut në një përshkallëzim ndërkombëtar të luftës civile në Siri. Kurse presidenti i Turqisë Regjep Taip Erdogan është shprehur se vendi i tij nuk mund të lejojë që aeroplanët luftarakë rusë të keqpërdorin hapësirën ajrore turke sepse sulmi kundër Turqisë do të thotë sulm kundër NATO-s. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia