close
Bota

NATO: TURQIA TË QETËSOJË TENSIONET NË NAGORNO-KARABAK

Sec_Gen_presser_post_NAC

Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg I ka bërë thirrje Turqisë, aleatit kryesor të Azerbejxhanit, që të shfrytëzojë ndikimet për të qetësuar tensionet në Nagorno-Karabak.

“Pres që Turqia të shfrytëzojë ndikimin për të zbutur tensionet” – ka thënë Stoltenberg në Konferencën për media në Ankara së bashku me Ministrin e Jashtëm turk Mevult Çavushoglu.

‘Të gjithë palët menjëherë të ndërpresin luftimet dhe t`u kthehen zgjidhjeve paqësore të krizës” ka thënë Stoltenberg, njofton AP.

Çavushogllu, vendi I të cilit kërkon që separatistët e mbështetr nga Armenia të ndërprejnë okupimin e Nagorno Karabakut, ka vlerësuar se edhe NATO-ja duhet t`I bëjë thirrje Armenisë që të tërhiqet nga enklava dhe ta respektojë “tërësinë territorial të Azerbejxhanit”. Ai ka akuzuar Armeninë për krime lufte të kryera në sulmet në rajonet ku jetojnë civilë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia