close
Top LajmeVendi

NAZARBAEVI NUK ËSHTË ARRATISUR ME AVION QË KA MBËRRITUR NGA RMV-ja

photo-gallery_1572502516

MPJ: QYTETARËT E RMV-së NË KAZAKISTAN – TË SIGURTË

MPB-ja I ka quajtur dezinformata informacionet e plasuara nëpër disa media se ish-Presidenti I Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, është arratisur me një aeroplan që në Bishkek ka ardhur nga Maqedonia e Veriut – kanë thënë zyrtarë të MPB-së për Agjencinë e Lajmeve MIA.

Drejtori Agjencisë për fluturime ajrore, Tomislav Tuntev, ka deklaruar se më 7 Janar ka pasur një fluturim nga Shkupi për aeroportin Manas në Bishkek, ku avioni ka ardhur ng Stambolli dhe ka shkuar për në Bishkek.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për fluturim të paralajmëruar dhe të miratuar me avion të tipit “ Bombardier Global Ekspres” të operatorit turk që ka plotësuar kushtet për të marrë leje nga autoritetet e vendit.

Agjencia ruse e lajmeve RIA dje kishte transmetuar një lajm të mediave lokale të Kazakistanit se dy avionë privat, gjoja të familjes Nazarbaev, kanë ateruar në aeroportin “Manas” në Kryeqytetin e Kirgistanit Bishkek, prej të cilëve njëri ka qenë nga Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ka njoftuar se është duke ndjekur situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit e RMV-së që gjenden në këtë vend.

MPJ

“Përkundër ndërprerjes së shpeshtë të internetit dhe rrjeteve telekomunikative, megjithatë realizohet kontakti i vazhdueshëm me shtetasit tanë që gjenden në lokacione të sigurta. Për momentin vetëm dy shtetas i janë drejtuar ambasadës dhe asnjëri prej tyre nuk është i rrezikuar”

Mbeten në fuqi rekomandimet që qytetarët e RMV-së të mos udhëtojnë në Kazakistan, kurse ata të cilët për momentin gjenden në këtë vend, të mos largohen nga objektet ku janë akomoduar dhe t`i shmangin tubimet publike për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia