close
Sport

NBA: 116 BASKETBOLLISTË POZITIVË ME COVID-19

nba 0

POR SEZONI ËSHTË DUKE VIJUAR NORMALISHT

 

Liga amerikane e basketbollit NBA ka bërë me dije se ka shkuar në 116 numri i basktebollistëve që aktualisht rezultojnë pozitivë me Covid-19. Dy lojtarët e fundit që kanë dalë pozitivë me koronavirus janë Draymond Green i Golden State Warriors dhe Lonzo Ball i Chicago Bulls.

Situata më e vështirë për momentin është tek ekipi i Atlanta Hawks, që ka 11 lojtarë në karantinë, pozitivë apo që janë në protokollin e sigurisë. Dy ndeshje të këtij ekipi për momentin janë shtyrë, por sezoni 2021-2022 i NBA-së do të vijojë normalisht.

Interesant fakti se në takimin Toreonto-Cleveland (99-144) që u luajt sot, në total mungonin 17 basketbollistë nga të dyja skuadrat, të infektuar./KLanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia