close
Sport

NBA: BROOKLIN KRYESON KONFERENCËN E LINDJES

James Harden

FITOJNË EDHE MEMFIS UTAH JAZZ E DALLAS


Shtatë ndeshjet e kampionatit amerikan të basketbollit NBA të zhvilluara në mëngjesin e sotëm sollën emocione, befasi dhe zhgënjime.

Ndeshje dramatike ishte ajo mes ekipit Memfis që fitoi në transfertë në Arizona kundër Phoeniks me rezultatin 113-114.  Më efikas te  skuadra fituese ishte Morant me 33 pikë, katër kërcime e katër asiste, Bane me 32 pikë, gjashtë kërcime e tri asiste, ndërsa te skuadra e Phoeniks me efikas ishte Booker me 30 pikë, dy kërcime e katër asiste.

Skuadra e Brouklin Nets ka mposhtur Clippers me rezultatin 124:108, në një ndeshje ku shkëlqeu James Harden i cili realizoi 39 pikë tetë kërcime e 15 asistime . Për Harden ishte kjo ndeshja e tetë në karrierën e tij me 30+ pikë dhe 15+ asiste. Me këtë fitore ekipi i Brooklin ngjitet në pozitën e pare në Konferencën e Lindjes  me 23 fitore e 9 humbje.

REZULTATET E SOTME
Charlotte – Houston 123:99
Atlanta – Çikago 118:130
Minesota  – Boston Celtiks108:103
San Antonio – Utah Jazz 104:110
Phoeniks – Memfis 113:114
Portland  – Dalas 117:132
Los Angeles Clipers – Brouklin 108:124 /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia