close
Sport

NBA: BROOKLYN DHE MILWAUKEE KRYESOJNË NË LINDJE -DURANT MAGJIK PËR BROOKLYN SHËNON 51 PIKË

NBA1

Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar  në mëngjesin e sotëm me gjashtë sfidat e radhës.  Në Konferencën e Lindjes  kryeson  në mënyrë barabartë Brooklyn dhe Milwaukee. Dy ekipet shënuan fitore  në sfidat e sotme.  Brooklyn triumfoi  në transfertë kundër Detroit me rezultatin 116-104. Më lojë të shkëlqyeshme  u dallua Kevin Durant autor i 51 pikëve.

Fitore  jashtë fushës së vetë ka shënuar edhe Milwaukee në përballjen me Nju Jorkun  duke  fituar me rezultat 112-97,  Middleton që ishte më i miri me 24 pikë. Fitore kanë shënuar Lakers, që mundi Orlandon 106-94. Më miri ishte LeBron James me një “triple double” me 30 pikë, 11 kërcime e 10 asiste.

Oklahoma pësoi para  tifopzëve të vet nga Dallas me rezultatin 84-103, me lojë të mire u dallua  Bronson i cili shënoi 8 pikë. San Antonio shënoi fitore ndaj Nju Orlenasit 112-97 falë 48 pikëve të dyshes Poeltl-White, ndërsa Minnesota fitoi  ndaj Portland 116-111 . Në këtë ndeshje më efikas ishte Edwards  me 24 pikë.

 

NBA – REZULTATET E SOTME

Nju Jork – Milwaukee, 97-112

Detroit – Brooklyn, 104-116

Oklahoma – Dallas, 84-103

San Antonio – Nju Orleans, 112-97

Portland – Minnesota, 111-116

Lakers – Orlando, 106-94 / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia