close
Sport

NBA: BROOKLYN KRYESON KONFERENCËN E LINDJES

NBAAAAAAAAAAAAA

PHOENIX ME REZULTAT TË THELLË MUND CHARLOTTEN 137-106


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar me disa ndeshje ku pati  emocione por edhe zhgënjime. Brooklyn me 21 fitore kryeson Konferencën e Lindjes.

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në shtëpi përball Chicago me rezultatin 110-115. Më efikas te skuadra fituese  ishte Denar Derozan me 38 pikë., ndërsa Lebron James me 31 pikë e 14 kërcime ishte më  miri te Lakers.

Fitore të thellë në këtë rreth ka marrë Phoenix që e ka mposhtur Charlotte me rezultat 137-106. Më efikas te skuadra  fituese  ishin Devin Buker dhe Mikal Brixhwes me nga 16 pikë të shënuara.

Në kuadër të kësaj mbrëmjes triumfuan edhe Minnesota që mposhtën Dallas me shifrat 111-105.

San Antonio po ashtu ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Sacramento me rezultat 121-114, e që me pesë pikë dallim triumfoi edhe Portland ndaj Memphis 105-100.

Me dhjetë pikë epërsi fitoi edhe Detroit përball Miamit me shifrat 100-90.

Takimi në mes Philadelphia e Nju Orleans, Atlanta -Cleveland dhe Brooklyn -Denver, janë shtyrë për shkak të rasteve me coronavirus.

Konferencën e Lindjes e kryeson Brooklyn me 21 fitore e 9 humbje, para Chikago Buls që ka 18 fitore e 10 humbje. / KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia