close
Sport

NBA: BROOKLYN KRYESON LINDJEN E NDJEKUR NGA CHICAGO

NBA 1 (1)

FITOJNË EDHE DENVER, OKLAHOMA E SAN ANTONIO


Në mëngjesin e  sotëm janë zhvilluara tetë ndeshje të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, ku shihet se Cleveland dhe San Antonio kanë shënuar fitore  shumë të thella. San Antonio mposhti thellë Detroitin me shifrat 144-109, ndërsa  më efikasi  ishte Johnson me 27 pikë. Fitore gjithashtu me rezultat të thellë ka shënuar edhe Cleveland në  përballjen me Toronton me shifrat 144-99. Më efikas në këtë takim te vendasit ishte Garland me 22 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste. Ndërsa te skuadra mysafire Watanabe me 26 pikë, 13 kërcime dhe një asist.

Denver ngjit shkallët e renditjes në Perëndim pas fitores 103-100 në shtëpinë e Clippers. Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Jokiq me 26 pikë e 22 kërcime. Fiton edhe Miami, që mundi 93-83 Orlando në derbin e Florida, ndeshje ku Butler e martin realizuan nga 17 pikë secili.

Nuk zhgënjen skuadra e Memphis, që mundi Sakramendoin  me rezultat 127-102 më efikas ishte Bane me 28 pikë. Chicago bëhet forca e dytë në Lindje pas fitores ndaj Indianas me rezultatin 113-105  sfidë ku për vendasit u dallua LaVine, me 32 pikë. Konferencën e Lindjes e kryeson Brooklyn me 22 fitore e nëntë humbje, para Chicago Bulls  me 20 fitore e 10 humbje.

NBA – Rezultatet e sotme

Miami – Orlando, 93-83

Cleveland – Toronto, 144-99

Sacramento – Memphis, 102-127

Washington – Philadelphia, 96-117

Oklahoma – Nju Orleans, 117-112

San Antonio – Detroit, 144-109

Chicago – Indiana, 113-105

Clippers – Denver, 100-103  /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia