close
Sport

NBA: CHARLOTTE BEFASON KAMPIONIN NË FUQI MILWAUKEE

NBA (1)

 MIAMI MUNDI PHOENIX SUNS

Katër fitore  të skuadrave  vendase  dhe një fitore e ekipit mysafir  është epilogu i pesë ndeshjeve  të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Konferencën e Lindjes e kryeson Çikago  me 26 fitore e dhjetë disfata.

 

Kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks janë mposhtur nga Charlotte Hornets, me rezultatin 114:106. Më efikas ishte te  Charlotte ishte Terry Rozier  me 28 pikë katër kërcime  e katër asiste. Ai gjithashtu qëlloi  gjashtë herë nga distanca për tri pikë. Giannis Antetokounmpo shkëlqeu në radhët e Bucks, me 43 pikë dhe 12 kërcime e tre asiste.

Miami në transfertë mundi Phoenix Suns, me rezultatin e sigurtë 123:100. Më efikas pë Miamin ishte Herro  që realizoi  33 pikë pesë kërcime e tri asiste. Ndërsa  te vendasit  më efikas ishte Booker me 26 pikë, katër kërcime e  tri asiste.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Milwaukee 114-106

Detroit –  Orlando 97-92

Indiana – Utah Jazz 125- 113

Boston – Nju Jork  99-75

Phoenix –Miami  100-123  /KLanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia