close
Sport

NBA: CHICAGO BULLS MERR KRYESIMIN NË LINDJE

NBAAAAAAAAAA

Kampionati amerikan I basketbollit NBA, ka vazhduar në mengjesin e sotëm me  nëntë ndeshje të xhiros së gjashtë, ku vendasit kanë shënuart pesë fitore ndërsa ekipet  mysafire  në katë takime dolën fitues. Skuadra e Çkagos pas fitores ndaj ekipit Boston në transfertë me rezultatin 114-128 ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.Ekipi i Bulls që është befasi e këtij kampionati me loja të shkëlqyeshme  në veçanti I lojtarit DeRozan, i cili në kë ndeshje realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga LaVine me 26 pikë.

Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi Oklahoman me rezultatin 99-94, në një ndeshje me rivalitet. Më efikas  në kë takim ishte Paul George me 32 pikë. Rezultat zhgënjyes ka shënuar sërish skuadra e Denver, që u humbi nga Memfisi 106-97. Skuadra e Filadefias mposhti ekipin e Portland me rezultatin 113-103. Më efikas  ishe Stef Curry që realizoi 23 pikë, ekipi Indiana mposhti San Antonion me rezultastin 131-118 . Më efikas ishte Sabonis me 24 pikë.  Nju Jork  pësoi disfatën e dytë në këtë pjesë të kampionatit, kësaj radeh në cilësinë e vendasit nga ekipi i Torontos 104-113. Më efikas në ndeshje ishte Anunoby me 36 pikë.

 

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Cleveland, 110-113

Indiana – San Antonio, 131-118

Philadelphia – Portland, 113-103

Atlanta – Washington, 118-111

Boston – Chicago, 114-128

New York – Toronto, 104-113

Memphis – Denver, 106-97

Minnesota – Orlando, 97-115

Clippers – Oklahoma, 99-94   / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia