close
Sport

NBA: Clippers mundi Phoenix, Boston fiton Çikagon

Clippers Suns Basketball

Fitojnë edhe Brooklyn, Dallas, Utah Jazz e Atlanta

Tre fitore të skuadrave vebndase dhe po aq të atyre  mysafire është epilogu I  gjashtë ndeshjeve  të kampionatit amerikan të basketbollit NBA që janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm.

Befasia  më e madhe  ka ndodhur  në ndeshjen  midis Clippersit dhe  Phoenix e  cila ka përfunduar me fitoren e  vendasve me  rezultatin  113-109.  Por  pavarësisht  kësaj disfate Phoenix  vijon të dominojë renditjen e NBA-së.Te Clippers u dallua Powell me 24 pikë.  Fitore  të rëndësishme  ka shënuar Brooklyn në derbin me Nju Jork me rezultatin 110-98. Më efikas  në këtë sfidë ishin Durant me 32 pikë e Irving me 24 pikë.

Fitore  jashtë fushës së saj ka  shënuar edhe Boston ne përballjen me Çikagon  me rezultatin 117-94 . Më efikas  te  skuadra  fituese  ishte Brown me 25 pikë. Jashtë fushe triumfon edhe Dallas, që mundi Detroitin  me rezultat 131-112.  Më efikas ishte  slloveni Luka Donçiq I cili realizoi 26 pikë e 14 asist. Fitore të sigurtë sot ka shënuar Utah Jazz ndaj Oklahoma me rezultatin 137-101. Atalanta  pa problem ka shënuar fitore  nda Uashingtonit 118-103.  / KlanMacedonia /

Rezultatet e sotme

Detroit – Dallas, 113-131

Nju Jork – Brooklyn, 98-110

Atlanta – Washington, 118-103

Chicago – Boston, 94-117

Utah Jazz – Oklahoma, 137-101

Clippers – Phoenix, 113-109

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia