close
Sport

NBA: CURRY FIRMOS KONTRATËN E RE, KONFIRMOHET LOJTARI MË I PAGUAR

1E86DDDD-F08F-47BC-ADBB-275BF2200A05

Basketbollisti Stephen Curry ka rinovuar edhe për 4 vite të tjera kontratën me ekipin e Golden State Warriors. 33-vjeçari kishte ende edhe një vit nga kontrata e mëparshme me Golden State, çka do të thotë që ai do të luajë me Warriors edhe 5 vitet e ardhshme, deri në moshën 38-vjeçare.

Curry do të përfitojë 215 milionë dollarë nga kontrata e re, duke u konfirmuar si basketbollisti më i paguar në NBA. Aktualisht, ai arkëton 45.8 milionë dollarë për sezon, duke qenë më i paguari. Ndërkohë që në moshën 38-vjeçare, ai do të paguhet 59.6 milionë dollarë, një shumë marramendëse.

Kjo ishte gjëja kryesore dhe më e rëndësishme për të bërë. Ishte një marrëveshje që e dëshironim të gjithë. jemi të luamtur dhe besoj te ky projekt që ka klubi”, u shpreh Stephen Curry, që me Warriors këtë vit nuk arriti të kapë zonën play off. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia