close
Sport

NBA: DALLAS NDËRPRET SERINË FANTASTIKE TË LAKERS

NBA 1

Donciq vazhdon me paraqitje të shkëlqyera


Në kampionatin amerika të basketbollit NBA, u zhvilluan ndeshjet e radhës. Në ndeshjen më të rëndësishme Dallas Mavericks ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes. Skuadra nga Teksasi i ka dhënë fund serisë fantastike të Lakers prej 10 fitoreve radhazi duke triumfuar në Staples Center me 14 pikë diferencë 100:114. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte slloveni 20-vjeçar Luka Donciq i cili e mbylli takimin me 27 pikë,10 asiste dhe 9 “rebound”, përkundrejt 25 pikëve, 9 asisteve dhe 8 rikuperimeve të “Mbretit” James.

Golden State Warriors pësoi disfatën e 17-të sezonale kësaj radhe u gjunjëzuan 100-96 nga Orlando Magic. Mbrëmje fantastike për Evan Fournier, autor i 32 pikëve.

Kampionët në fuqi të Toronto Raptors në përballjen me Utah Jazz, fituan bindshëm 130-110, falë paraqitjes së shkëlqyeshme të Pascal Siakam, autor i 35 pikëve.

Los Angeles Clippers shënoi fitore 150-125 ndaj Uashington Wizards në “Staples Center”, në një përballje që i ngjau më shumë një “All Star Game”, pasi askush nuk mendoi për mbrojtjen. Përballja Detroit Pistons-San Antonio Spurs, përfundoi 132-98 për skuadrën nga Michigani. Plot shtatë basketbollistë të Pistons arritën shifra të dyfishta pikësh, ku spikati Christian Wood me 28 pikë e 10 “rebound”. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn       –    Miami, 106-109

Minnesota    –    Memphis, 107-115

Nju Jork        –    Boston, 104-113

Lakers            –   Dallas, 100-114

Detroit           –   San Antonio, 132-98

Nju  Orleans  –   Oklahoma, 104-107

Orlando          –   Golden State, 100-96

Toronto          –   Utah Jazz, 130-110

Clippers          –   Uashington, 150-125

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia