close
Sport

NBA: DISFATA E KATËRT PËR CLEVELAND

NBA Basket

Në Konferecën e Perëndimit dominon Houston


 

Kleveland ka pësuar sot humbjen e 4-ët radhazi në NBA, duke u mundur 124-107 nga Indiana, një përballje që konfirmoi krizën e ekipit kampion në Konferencën e Lindjes. LeBron me 33 pikë e 11 asist u mundua për të evituar humbjen, por nuk ia doli mbanë. Për Indianën, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, duke realizuar në total 106 pikë. Fiton edhe skuadra e Phoenix, që mundi 122-116 Washington, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Miami korr fitoren e tretë sezonale, pas triumfit 107-101 ndaj Chicago, që pësoi disfatën e pestë.

Në Perëndim vazhdon dominimi i ekipit të Houston, që mposhti 119-97 në New York. Harden me 31 pikë ishte lider në fushë. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Utah Jazz, që mundi 112-103 Portland, me dyshen Rubio-Mitchell që së bashku realizuan 58 pikë. Një ndeshje spektakolare ishte edhe ajo që nxori fitues Denver, që mundi Toronton 129-111. /Agjencitë/

 

REZULTATET E SOTME

 

Charlotte – Milwaukee, 126-121

Cleveland – Indiana, 107-124

Philadelphia – Atlanta, 119-109

Washington – Phoenix, 116-122

Boston – Sacramento, 113-86

Miami – Chicago, 97-91

Memphis – Orlando, 99-101

New Orleans – Minnesota, 98-104

New York – Houston, 97-119

Denver – Toronto, 129-111

Utah Jazz – Portland, 112-103

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia