close
Sport

NBA: Draymond Green, gjobitet me 25 mijë dollar

nba (13)

Ai “Përshëndeti” tifozët me gishtin e mesit

Basketbollisti Golden State, Draymond Green, 3 titujt kampionë në NbA, është gjobitur me 25 mijë dollarë. Shkak është bërë një gjest i tij në ndeshjen e dytë gjysmëfinale play off mes Warriors dhe rivalëve të Memphis.

Green u dëmtua gjatë një kontakti poshtë koshit dhe kur po largohej nga fusha, ka ngritur lart të dyja duart, duke u treguar fansave që e vërshëllinin gishtin e mesit. Gjest i shëmtuar, që e bëri me të dyja duart.

Për këtë veprim, ai është gjobitur me 25 mijë dollarë nga NBA-ja. “Gjoba? Paguhem 25 milionë dollarë, ndaj nuk duhet të më rëndojë shumë”, tha Green, që i ka shpëtuar një skualifikimi për këtë gjest.

Pasi bëra atë gjest u ndjea i liruar, pasi më goditën me bërryl në fytyrë dhe gjyqtarët nuk e dhanë faull. Gjithsesi, nuk ndjej respekt karshi personave që më vërshëllejnë pas një gotieje në fytyrë, pasi po dilja nga fusha i gjakosur”, tha Green.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia