close
Sport

NBA:  DYSHJA WESTBROOK – HARDEN SËRISH SË BASHKU

nba 2

Basketbollisti Russell Westbrook është suprpriza më e madhe e merkatos në kampionatin amerikan të baketbollit NBA, pasi është larguar nga Oklahoma City për të luajtur me Houston Rockets. Kjo lëvizje e papritur është pjesë e marrëveshjes që do të çojë Chris Paul te Thunder.

Përveç Chris Paul, tek Oklahoma do të shkojnë edhe dy zgjedhje të para në draft të viteve 2024 dhe 2026 si dhe dy shkëmbime në zgjedhjet e draftit të viteve 2021 dhe 2025.

Kështu, Russell Westbrook dhe James Harden do të luajnë sërish së bashku, ashtu si dikur. Kujtojmë se Harden, në vitet 2009-2012 ka luajtur pikërisht me Thunder.

Dyshja Westbrook-Harden pritet të bëjë Houston një nga ekipet pretendente për titull jo vetëm në Konferencën e Perëndimit, por në gjithë NBA-në. Dy ish-MVP, që do të bashkojnë forcat për të çuar ekipin teksan në majën e basketbollit amerikan. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia