close
Sport

NBA: Faza “play in”, Nju Orleans dhe Atlanta në garë për çerekfinalet

NBA (4)

Dy skuadrat e fundit që vazhdojnë garën për të siguruar kualifikim në çerekfinalen  e fazës e play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA janë Nju Orleans dhe Atlanta.

Atlanta fitoi ndaj Charlotte  me rezultatin 132-103. Për Atlanta, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ndërsa më efikasi ishte Young me 24 pikë.

Në Perëndim, skuadra e Nju Orleans mposhti San Antonion  me rezultatin 113-103 S, duke e ndalur përfundimisht rrugëtimin e Spurs. Më efikasi  në këtë ndeshje ishte McCollum me 32 pikë dhe Ingram me 27.

Për të siguruar  një biletë pë në çerekfinale të play off-it Atlanta dhe Nju Orleans do të luajnë edhe nga një ndeshje të fundit. Në Konferencën e Lindjes, Atlanta do të përballet me Cleveland, ndërsa në at të Perëndim, ekipi i Nju Orleans do të takohet me Clippers.

 /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia