close
Sport

NBA: FENIKS NJË HAP PRANË FINALES NË PERËNDIM

73040063-1FD4-4204-AD9A-AEB38EF72B9B

NË NDESHJEN E KATËRT FENIKS – KLIPERS  84:80


Skuadra e NBA-s, Feniks ka shënuar fitoren e tretë në ndeshjen e katërt të finales  në Konferencën e Perëndimit me rezultatin e ngusht  84:80 dhe tani  ka  epërsi  3:1 në  fitore. Ndeshja kaloi me një lojë të forte e të dyja ekipeve  dhe me shumë  dështime

Ekipi i Klipers në periodën e dytë gjashtë minuta të plota nuk arritën të shënojnë asnjë pik, ndërsa nga ana  tjetër  ekipi Feniks  në periodën e tretë krjoi epërsi  16 pikëve  por  edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme  që deri në  fund të ndeshjes  të ndihern të sigurt.

Loijtari më i mire në këtë ndeshje  ishte  Deandre Ejton i cili realizoi 19 pikë e 22 kërcime , ndërsa Devin Buker shënoi 25 pikë pë Feniks. Në ekipin e Klipers më efikas ishte Pol Xhorxh me 23 pikë të shënuara. Ndeshja e pestë e finales në Konferencën e Perëndimit do të zhvillohet në orët e hrëshme të mëngjesit të së mërkurës. Ekipit të Feniks-it fitorja do t’ia  siguronte kualifikimin në  finale e madhe të parën pas  vitit 1993 . / KlanMacedonia 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia