close
Sport

NBA: FENIKS SHËNON FITOREN E 17-të RADHAZI

NBA

FENIKSI – GOLDEN STATE 104-96

 Vazhdon me befasi dhe  zhgënjime kampionati amerikan i basketbollit NBA  edhe  në mëngjesin e sotëm në pesë ndeshjet e zhvilluara. Vlenë të veçohet skuadra e Feniksit që  shënoi fitoren e  17-të radhazi  në këtë pjesë të kampionatit amerikan.  Feniks sot  triumfoi ndaj Golden State Warriors me rezultatin 104:96. Dy këto  ekipe  që aktualisht janë më të sukseshme  jo vetëm në Konferncën Perëndim por  në kampionatin e përgjithshëm në NBA.

Skadra e Los Anxhelos Laker  kthehet  sukseseve  pasi në transfertë sot ka shënuar  fitoren e dytë radhazi, Kësaj radeh mundi Sakramenton 117-92. Më efikas si gjithmon ishin  Davis  dhe Westbrook.

Bruklin  ka shënuar  fitore  të vështirë por  mjftë të rëndësishme kundë Nju Jorkut 112:110.  Më efikas ishte Harden që realizoi  34 pikë e 10 kërcime. Fitore të sigurtë ka shënuar Portland ndaj Detroit  110-92. Më efikas ishte McCollum me 28 pikë. Toronto  ka pësuar  humbje  si vendas  ndaj Memphis me  rezultatin 91-98.  Tani renditjen e tabelës e kryeson Feniks./ KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia